“Rikthimi i Osmanit në LDK, sikur ta imagjinosh diamantin të shkrihet ne gur”

Aktuale

“Rikthimi i Osmanit në LDK, sikur ta imagjinosh diamantin të shkrihet ne gur”

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:29
Vjosa Osmani

Vjosa Osamni ishte përjashtuar nga funksionet e LDK-së.

Ajo tani ka formuar një Listë te veten dhe hyri të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit së bashku me listën e Albin Kurtit.

Nga fitorja e madhe e LVV së bashku me Osmanin por nga ana tjetër humbja e thellë e LDK-së, erdhi edhe thirrja për një rikthim të saj brenda LDK-së.

Anëtarja e Listës “Vjosa”, Rejhan Vuniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka krahasuar rikthimin e saj në LDK sikur ta imagjinoni diamantin të shkrihet në gur.

Sipas saj, Vjosa Osmani tani është shumë lartë, pothuajse e pa arritshme për ju, prandaj, mblidhni mendjen e merrni mësim për të ardhmen e besa edhe shkollë nga ajo

Postimi në Facebook:

Të diskutosh apo edhe vetëm ta mendosh kthimin e Vjosa Osmanit në LDK është sikur ta imagjinosh diamantin të shkrihet ne gur, biles disa edhe po krekosen kinse ajo nuk ka më vend në LDK. ?

Mbajeni ju fort e ngusht atë parti dhe vazhdoni numëroni edhe ato pak vota nese i keni diku e mos u merrni me pretendime të kota.

Vjosa R. Osmani tani është shumë lartë, pothuajse e pa arritshme për ju, prandaj, mblidhni mendjen e merrni mësim për të ardhmen e besa edhe shkollë nga ajo, nëse mendoni t’i ktheheni prapë garës zgjedhore ndonjëherë.

Shnet! ❤️✌️

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat