“Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Vetëvendosje nuk kanë alternativë”

Aktuale

“Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Vetëvendosje nuk kanë alternativë”

Nga: N. H Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:06
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Liri Loshi përmes një shkrimi në facebok, ka bërë një koment për zhvillimet e fundit në vend.

Pas fitores bindëse të partisë së tij, Loshi ka shkruar se nuk ka vend për panik, as për entuziazëm të tepruar.

Sipas Loshit, tash për tash kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, si dhe subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë alternativë në vend.

Ja shkrimi i tij:

Pse ju disa disa nuk po i kqyrni punët e juaja, në mënyrë që edhe Albini me i kqyr punët e veta. Njeriu e ka realizuar fitoren e zgjedhjeve 100 për qind. Dhe, momentalisht është duke e finalizuar atë. Shumë nga ju që po këshilloni s’keni lënë gur pa lëvizur për ta penguar fitoren e tij.

Tash, si u bë që brenda natës u bëtë këshilltarë pa para dhe aq të sinqertë?! Albin Kurti nuk duhet ta bëjë atë që thoni ju, po as të kundërtën e saj, vetëm nëse “këshillat” tuaja koincidentalisht përkojnë me planet e tij. Me ata njerëz që e ka realizuar fitoren, do të menaxhojë edhe agjendat shtetërore.

Nuk ka vend për panik, as për entuziazëm të tepruar. Tash për tash Albin Kurti & Vjosa Osmani dhe Vetëvendosje nuk kanë alternativë. Lirisht shtrembëroni kapuçin. Kur fryen era rrasne fort të veshtë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat