Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.
Demush Shasha nga Instituti Epik ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur.
Sipas tij, ky është një sulm jo vetëm mbi djalin e Nenadi Rashiq por sulm mbi çdo fëmijë të çdo njeriu që kundërshton Vuçiqin.
“Ky nuk eshte vetem nje sulm mbi djalin e Nenadit. Ky eshte sulm mbi cdo femije te cdo njeriu qe kundershton Vuciqin.
#SaNenadom #MeNenadin”, ka shkruar Shasha në Facebook.