“Afro 100 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë”, Kurti tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme

Aktuale

“Afro 100 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë”, Kurti tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

Kurti, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se skemat sociale të qeverisjes së tij, ndër të tjera, do eliminojnë edhe korrupsionin.

“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 € në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, thuhet tutje në postimin e kreut të VV’së.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij, prioritet do t’i jepet mirëqenies ekonomike, luftimit të korrupsionit dhe fushes së drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat