Shqiptari Maqastena po vazhdon të mbahet në burgun e Serbisë

Aktuale

Shqiptari Maqastena po vazhdon të mbahet në burgun e Serbisë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Blerim Maqastena

Blerim Maqastena po mbahet i paraburgosur në Serbi që nga dhjetori i vitit të kaluar, familjarët shpresojnë në lirim të tij

Ka dy muaj që po mbahet në paraburgim në burgun e Serbisë.

Blerim Maqastena po mbahet i paraburgosur për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Mirovcë.

Në momentin që ishte gjetur nga Policia kufitare serbe, atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje të lëshuar nga MPB në Kosovë.

E tani Maqastena është duke u ngarkuar me dy vepra penale atë të “kalimit ilegal të kufirit” e atë të “armëmbajtjes pa leje”.

Familjarët e Blerimit thonë që gjendja e tij shëndetësore është e mirë e që nuk është keqtrajtuar asnjëherë nga autoritetet serbe.

Zhurma mediatike sipas familjarëve është një arsye më shumë që organet e drejtësisë në Serbi po e ngadalsojnë procesin.

Ndërsa, që nga fillimi afër familjës Maqastena i ka qëndruar edhe komuna e Podujevës.

Ndërkohë, nga ministria e punëve të jashtme sic duket nuk janë shumë me këtë rast.

Ky institucion, nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje komunës së Podujevës në lidhjet me veprimet eventuale të ndërmarra.

Ndërsa shefi i misionit diplomatik në Beograd, Jetish jashari nuk ka pranuar të flas rreth kësaj çështje.

Ai ka thënë që me rregullat e brendshme të MPJD-së, nuk kanë të drejtë të bisedojnë me mediat në Kosovë.

E Ministria e Jashtme nuk është përgjigjur interesimit të medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat