Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe e gjithë kryesia e LDK-së kanë dhënë dorëheqje pas rezultatit aspak të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku LDK mori vetëm 13% të votave, rezultat ky që shënon rezultatin më të keq në histori të LDK-së.
E, kur pritet shumë shpejt të zgjidhet edhe kryetari i ri i LDK-së, djali i ish kryeparlamentarit Kolë Berisha, Visar Berisha, i cili një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kreu i ri i LDK-së duhet t’i zgjidhë disa çështje me veten e tij para se të mendoj të kandidoj.
Ja shkrimi i tij:
Kryetari i ardhshëm i LDK-së duhet t’i zgjidhë disa çështje me veten e tij para se të mendoj të kandidoj, siç janë:
- populizmin, si tundim për ecje të shpejt drejt pushteti;
- meritokracinë, si keqkuptim për stazhin partiak;
- Republikën, si përhereshmëri dhe
- moskompromisin, si parim kundër të keqes.