Aktivisti Rron Gjinovci thotë se administrata e presidentin Joe Biden duhet të merret më shumë me vendin tonë. Për këtë, Gjinovci thotë se amerikani duhet të bindet nga Kurti dhe Osmani.
“Është detyrë e kryeministrit dhe e presidentes së ardhshme me bo çka është e mundur që me bind administratën e Biden me u marrë hala më seriozisht sesa ndoshta ata që mendojnë me neve”, tha Gjinovci.
“Biden është një prej personave ndoshta dhe i fundit në SHBA që e njeh mirë krejt problemin e vendeve të ish-Jugosllavisë e sidomos të Kosovës”, shtoi ai.
Gjinovci u shpreh i habitur që ambasadori amerikan Philip Kosnett tha se është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
“Për mua ishte e papritur”, theksoi ai.