Kandidati për deputet nga LVV, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas incidentit të zjarrit që shpërtheu në veturën e tij.
"Për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal” ka shkruar Bajqinovci në Facebook, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës.
Postimi në Facebook:
Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal.
I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.