Analisti politik, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment për dy incidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.
Shala thotë se qytetarët e Kosovës, presin nga qeveria e ardhshme Kurti, përpos tjerash, edhe në një dorë të hekurt.
“Dorë e hekurt duhet Albin. Kili mili nuk ka! Bandat mo nuk munden me e marrë fatin e Kosovës në dorë”, shkruan Shala mes të tjerave në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/22/auto_Activism-Krenar-Shala1614034657.jpg)
1 veturë e djegur e një deputeti të VV-së & lëndime të rënda trupore ndaj një qytetari minor - djalë i një politikani serb që punon për shtetin e Kosovës e kundër interesave të Serbisë. Dy incidente (politike) brenda ditës.
Qytetarët e Kosovës, presin nga qeveria e ardhshme Kurti, përpos tjerash, edhe në një dorë të hekurt të bazuar në ligj ndaj bandave që kanë me u mundu me shkaktu trazira sepse punën e kanë qashtu.
Dorë e hekurt duhet Albin. Kili mili nuk ka! Bandat mo nuk munen me e marr fatin e Kosovës në dorë. Mos harro që e ki popullin mas veti. Poashtu e ki mrapa edhe Amerikën, Britaninë, Gjermaninë & shtetet tjera mike.