Në lagjen Arbëria në Prishtinë, më saktë në rrugën “Ahmet Krasniqi”, KEDS ka filluar punimet.
Por, sipas banorëve të kësaj lagje, gjatë punimeve KEDS kanë dëmtuar gypat e ujit, duke i lënë kështu banorët pa ujë që 3 ditë, shkruan “Bota sot”.
Banorja e kësaj lagje, e cila preferoi të mbesë anonime, tha për “Bota sot” se nuk kanë ujë që 3 ditë, si pasojë e punimeve në terren.
“KEDS duke punuar në rrugën Ahmet Krasniqi, ka dëmtuar gypat e ujit dhe tani është dita e 3-të që nuk kemi ujë”, u shpreh banorja për “Bota sot”.
Pamjet nga vendi i ngjarjes


