Kraki për shkirmin e Mustafës: Tekst përmbledhës dhe objektiv, kështu duhet të veprojë LDK nëse do shpëtim

Aktuale

Kraki për shkirmin e Mustafës: Tekst përmbledhës dhe objektiv, kështu duhet të veprojë LDK nëse do shpëtim

Nga: A.SH Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Nezir Kraki

Besian Mustafa nga LDK ka reaguar pas humbjeve të zgjedhjeve si parti.

Ai përmes një letre të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në parti çdo gjë është heshtje, përpos dorëheqjes së kryetarit dhe kryesisë.

Mustafa ka thënë se heshtje sepse po kalkulohen matematika që blejnë paqe dhe qetësi, që bëjnë se kinse ka paqe dhe qetësi, bashkëpunim dhe koordinim, po mbahen takime në grupe të ngushta, kinse për ta ruajtur partinë, por që në fakt diskutojnë interesa të ngushta dhe jo interesin e LDK-së, jo interesin e qytetarëve, jo interesin e Kosovës.

Për këtë ka reaguar profesori Nezir Kraki duke thënë se, ky ishte fiks një tekst përmbledhës dhe objektiv, të cilin duhej ta kishte shkruar Isa Mustafa por ai zgjodhi qortimin e popullit që s’e votoi dhe ikjen nga përgjegjësia.

Postimi në Facebook:

E pergezoj publikisht Besianin për këtë tekst permbledhes dhe objektiv. Kështu, fiks siç e thotë Besiani duhet të veprojë LDK nëse do shpëtim.

E nëse krejt rastësisht zhdukja është projekt polktik, atëherë s’ka nevojë për strategji, procesi veç është nisur tashmë.

Këtë shkrim ose të pakten esencen e tij është dashur ta shkruaj Isa Mustafa por ne vend te tij ai zgjodhi qortimin e popullit që s’e votoi dhe ikjen nga pergjegjesia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat