Jahjaga ka disa fjalë pas takimit me Prelvukajn.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar piktoren Zake Prelvukaj në atelien e saj
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga shkroi fjalë të mëdha për Zaken, duke e cilësuar atë thesar.
Ish-presidentja thotë se Zakja nëpërmjet piktorës sjell revolucion në artin kosovar dhe e promovon fuqishëm atë në botë.
“Në atelien e Zake Prelvukaj sot i kënaqa sytë dhe mendjen!
Zakja, kjo artiste e jashtëzakonshme e cila nëpërmjet pikturës sjellë revolucion në artin kosovar dhe e promovon atë fuqishëm nëpër botë duke u bërë pjesë e shumë ekspozitave anembanë.
Kosova ka kaq shumë thesar, e ata/ato janë persona si Zakja e shumë të tjerë!”, janë fjalët e Jahjagës.
