Pas humbjes fatale, LDK-ja po vazhdon me metodat e Isa Mustafes, i cili së fundmi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.
Lajmin e ka konfirmuar kreu në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se partia e tij nuk do t’ia bëjë kourumin Vjosa Osmanit për presidente.
Sipas tij, Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.
E, lidhur me këtë, ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka akuzuar kryetarin në largim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si argat të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ja shkrimi i tij:
Isa, tha se nuk rrijnë në Kuvend kur të votohet Vjosa.
Natyrisht, si mund të vepronte ndryshe argati i Hashimit...