Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka diskutuar sot me presidenten në Detyrë të vendit, Vjosa Osmani, mbi procesin e zgjedhjeve të fundit.
Ai bën të ditur se në takimin që ka pasur me të, e ka uruar Osmanin, dhe pret angazhim të mëtejshëm të Mbretërisë së Bashkuar me qeverinë e ardhshme, njofton Klan Kosova.
”Sot takova presidenten në detyrë, Vjosa R. Osmani dhe diskutova mbi procesin e zgjedhjeve të fundit, përfshirë punën e misionit ekspert të Mbretërisë së Bashkuar. Unë ofrova urimet e mia për rezultatet dhe pres që të vazhdoj angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar me qeverinë e ardhshme”, shkruan Abbott.