Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Bekim Haxhiu – Kamishi është pyetur për mundësinë që partia e tij të futet në koalicion me VV-në për të qeverisur.
Haxhiu ka thënë se diçka e tillë nuk është diskutuar brenda strukturave të PDK’së, megjithatë qëndrimi i partisë së tij është të qëndrojë në opozitë.
“Nuk është diskutuar një gjë e tillë brenda strukturave të PDK-së. PDK-ja është partia më e madhe opozitare, qëndrimi ynë është që të jetë në opozitë”, është shprehur Haxhiu.
Tutje, Haxhiu është pyetur nëse PDK-ja ka pasur oferta për një bashkëpunim të tillë me VV-në.
“Nuk kam informacione të tjera”, shtoi Haxhiu.