(E plotësuar 11:49) - Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.
Mësohet se deri tani janë arrestuar 12 persona.
Personat që janë arrestuar deri tash gjatë këtij aksioni janë:
Hasan Maxharraj
Kushtrim Zogaj
Agim Nuha
Sadat Shkodra
Luan Statovci
Driton Alaj
Berat Nika
Pajtim Krasniqi
Shpejtim Krasniqi
Adushe Ukshini
Kastriote Bajrami-Sejdiu
Sipas informacioneve ka dyshime për manipulime me dokumentacionin kadastral që lidhet me veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
***
Është duke u zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës në gjithë Kosovë, momentalisht vëmendjen e ka marrë arrestimet në Agjencionin e Zhvillimit të Bujqësisë.
Në këtë aksion është arrestuar drejtori i Autorizimin e Pagesave i këtij agjencioni.
Mirëpo media përmes burimeve të saja brenda këtij agjencion merr vesh se të arrestuar janë edhe disa zyrtarë të cilët kanë qenë pjesë e komisioneve për grande.
Burimi ka thënë se ata po dyshohen për keqpërdorime të pagesave në grande që i jep ministria e Bujqësisë, me theksë të veçantë një rast në Istog.
***
Njësia Speciale e Kosovës pak më parë ka përfunduar aksionin e nisur në orët e hershme të së mërkurës, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Pas aksionit policia ka prangosur 4 persona, derisa ka konfiskuar edhe prova të ndryshme materiale.
Media mëson se dyshimet janë për ryshfetmarrje.
***
Tetë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë pritet të arrestohen në aksionin e Policisë. Ata mësohet se janë në pozita të ndryshme në kuadër të AZHB-së.
Dyshimet janë për marrje ryshfeti.
Zyrtarë policorë tashmë kanë nxjerrë nga objekti një thes me dokumente.
Aksioni në Ministri, arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Media merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.
Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.
Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
***
Policia e Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa lokacione tjera, është duke u zhvilluar një operacion policor.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Informacione shtesë, sipas policisë, mund të jepen pas përfundimit të operacionit.
***
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës qysh në orët e hershme të së mërkurës ka zhvilluar aksion në zyrët e Agjencionit për Zhvillim e Bujqësi.
***
Njësia Speciale aksion me mëngjes te Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencionin Kadastral.
Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar këtë aksion.
Media do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë.