Njësitë Speciale të Kosovës kanë bllokuar sot Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Operacioni i Policisë në këtë Agjenci, ka nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit.
Në pranga në këtë operacion ka përfunduar Agim Nuha, që është drejtor i autorizimit të pagesave.
Në lidhje me rastin, për lajmi.net kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.