Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tregon se në administratën e Komunës së Lipjanit nuk ka aksion të policisë së Kosovës.
Ahmet thotë se vet është prezent në objektin e komunës dhe se nuk ka aksion aty.
“Në administratën e Komunës nuk ka aksion të Policisë. Unë vet jam në Komunë dhe nuk ka kurrfarë aksionit të Policisë. Ndoshta ka në qytet, unë nuk e di, por në administratën e komunës nuk ka asgjë“, deklaroi Ahmeti.
Në media u raportua se ka aksion të Policisë edhe në Komunën e Lipjanit.
Aksion nga Policia është konfirmuar tek Ministria e Bujqësisë dhe në komunën e Istogut.