KQZ: Rinumërimi i 500 vendvotimeve planifikohet të përfundojë të premten

Aktuale

KQZ: Rinumërimi i 500 vendvotimeve planifikohet të përfundojë të premten

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:10

Rinumërimi i votave të 500 vendvotimeve planifikohet që të përfundojë deri të premten.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky insitutcion tanimë ka rritur edhe kapacitetet e tavolinave të numërimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40. Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpallë sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinumërimin e votave të rreth 500 vendvotimeve panifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, “Germin”-i, ka bërë të ditur se deri mbrëmë në orën 19:00 janë refuzuar 12.566 votues nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat