(E plotësuar 13:57) - Bajrami ka shkruar në letrën e dorëheqjes se do të angazhohet si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.
Ndërkohë, Hoti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Bajramit, ndërkaq vendimi ka hyrë në fuqi sot.
***
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Bajrami ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë.
Në vendimin e saj thuhet se Kryeministri Avdullah Hoti e ka liruar nga detyra ministen Bajrami.
“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.
Kujtojmë se Hykmete Bajrami është ministre e financave në qeverinë Hoti.
Bajrami po ashtu ka qenë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, me numrin 3 në këtë listë.
Kjo nuk është dorëheqja e parë në LDK pas rezultatit të zgjedhjeve ku kjo parti pësoi humbje historike si asnjëherë më parë.I pari që dha dorëheqje ishte, kryetari i partisë, Isa Mustafa.