Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti në një konferencë për media ka thënë se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë aksionit të policisë ëhstë 400 mijë euro.
Sipas tij, është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa komuna tjera në vend.
“Janë konfiskuar dikur rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë”, ka thënë Sahiti.
Ai tha se paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarave për marrje dhe dhënie të ryshfetit.
“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Ekonomike dhe Korrupsionit.