Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit të arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë.
Hoti shkroi që pret një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë, përcjell “Bota sot”.
Kryeministri në detyrë thotë se hetimi do të bëhet ndaj secilit që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore.
Ai ka thënë se fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal, këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione.
Postimi i plotë
Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencionëve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione.