Pas aksionit që ndodhi në Minitrinë e Bujqësisë, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka përshëndetur aksionin e policisë, duke thënë se dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Postimi në Facebook:
Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!
Kujtojmë se, nga ai aksion pati edhe zyrtarë të arrestuar.