Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion, në të cilin janë arrestuar 12 persona.
10 nga ta janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq 2 nga ta janë qytetarë të Kosovës.
I arrestuar është edhe Kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), Agim Nuha, për të cilin në media u raportua se është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Një gjë të tillë, e kanë mohuar nga kjo parti.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se me lajme të rrejshme nuk munden të zhytin Vetëvendosjen.
Postimi i plotë:
Insajderi, Periskopi e EkonomiaOnline qenkan munduar ta lidhin kete pune me VV-ne. Pavarësisht kësaj, përpjekja le shumë për të dëshiruar. Nuk mund të zhytet VV në këso fake news ne tentative. Këta që me dokumente e letra janë të evidentuar tentojnë t'i lidhin me diçka tjetër.