Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se efekti i fitores po ndihet ende pa filluar punën Qeveria Kurti-2.
Ai e ka lidhur me aksionin e sotëm të zhvilluar nga Policia e Kosovës, ku u arrestuan 12 persona.
Të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas postimit në Facebook, të Dugollit, Institucionet e pavarura, policia dhe prokuroria po i kryejnë detyrat e tyre pasi nuk e kanë frikën e hakmarrjes politike.
Postimi i plotë:
Efekti i fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po shihet e ndihet ende pa filluar punën Qeveria Kurti-2.
Ky është lajm i jashtëzakonshëm. Institucionet e pavarura, policia dhe prokuroria po marrin frymë lirshëm dhe po kryejnë detyrat e tyre sepse nuk e kanë frikën e ndonjë hakmarrje politike.
Qeveria Kurti-2 po vjen e bashkë me të edhe shpresa për një shtet e shoqëri më të mirë, me drejtësi e punësim, pa krim e korrupsion.