Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar në Shkup, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin.
Lladrovci ka theksuar se “shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi”.
Postimi në Facebook:
Maqedonia e Veriut, ka hov të ri në implementimin e premtimeve gjatë fushatës nga BDI-ja.
Përfaqësimi, prezantimi dhe përmbajtja e projekteve, janë garanci e të ardhmes së shqiptarëve në trojet e veta.
Respektimi i faktorit shqiptar, nuk është çështje dëshirash por implementim ligjesh në rrugën integruese.
Shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi.
Qëndrueshmëria Juaj në këtë rrugë, është dëshmi e rrugës së drejtë. Suksese!