Ish-deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka deklaruar se Lista Serbe ka manipuluar në zgjedhjet e fundit.
Balje thotë se kjo parti e dirigjuar nga Beogradi ka ndihmuar Adrijana Hoxhiq me vota.
"Ata duan të japin sinjal se janë të fuqishëm ende në Kosovë. Duan 2/3 të komuniteteve. Kanë pas plan kontrollimin e votimit të Qeverisë, presidentit edhe tek komuniteti boshnjak. Ne skemi mundësi e fuqi të dalim në fund të këtij problem", ka thënë ajo në një Debat.
"Kanë organizu votimin. Për Adrijana Hoxhiq kanë ardh serbët prej Beogradit. Kanë votu me kimikë e ngjyra të ndryshme për Hoxhiqin. Kemi kontaktu me disa komisionrë të Vetëvendosjes, ata kanë prova", tha ajo.