Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu, është shprehur krenar që ishte ndër hartuesit e kallëzimit penal kundër zyrtarëve përgjegjës brenda Ministrisë së Bujqësisë, që sot u arrestuan dhe më herët.
Ai beson fuqishëm se në këto skandale ishin të përfshirë edhe dy ish-ministra nga Partia Demokratike e Kosovës, përcjell Bota sot.
Sallahu ka ftuar prokurorinë që të hetojë deri në fund personat përgjegjës.
Reagimi i Sallahut në Facebook:
Jam krenar që kam qenë një ndër hartuesit e kallëzimit penal kundër zyrtarëve përgjegjës brenda Ministrisë së Bujqësisë. Si pasojë e atij kallëzimi penal disa zyrtarë të asaj ministrie ishin arrestuar. Po ashtu ky kallëzim penal ka qenë udhërrëfyes i jashtëzakonshëm edhe për arrestimet e sotme.
Për shkak të informatave që kemi adresuar prokurorisë besoj fuqishëm se në këto skandale ishin përfshirë edhe dy ish ministra të PDK-së.
Mirëpo në këtë nivel hetimet kanë ngecur!
Prokuroria duhet të shkojë deri në fund me hetime ndaj personave përgjegjës!