Ka vdekur ushtari i UQK-së, Afrim Alijaj.
Këtë e bëri ti ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke kujtuar se, ai ishte një luftëtar i dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist "Shkelzen Haradinaj".
Postimi në Facebook:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.
Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist "Shkelzen Haradinaj".
Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Pusho në paqe Afrim!
RH