Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së, për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka thënë se kryesia e partisë nuk është në dorëheqje por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit, përcjell Bota sot.
LDK po ashtu ka thënë se vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.
Postimi i plotë i LDK-së:
Sqarim për opinionin publik
Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.
Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.
LDK - Zyra për Informim.