Pas sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi, ka reaguar edhe Mimoza Kusari Lila.
Ajo sulmin e ka cilësuar të tmerrshëm dhe totalisht të papranueshëm.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që ky sulm të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë menjëherë.
Postimi në Facebook:
I tmerrshëm dhe totalisht i papranueshëm sulmi brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi mbrëmë në Prishtinë.
Nga asnjë deklarim apo hulumtim, gazetarët nuk duhet të sulmohen e aq më pak këto sulme të jenë fizike.
Sulmi i mbrëmshëm duhet të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë MENJËHERË!
Gazetarit Duriqi i uroj shërim të shpejtë dhe kthim të mbarë në angazhimet e tij.