Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë Gani Kocit të paraqitet që të paraqitet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Koci ka njoftuar se është i thirrur në cilësinë e dëshmitarit.
Koci thotë se do të jetë ai që ishte në luftë dhe që është sot.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,
Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.
Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare.
#LiriaKaEmer!