Po vazhdon numërimi i kutive me vota, nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Deri më tani, janë numëruar 268 kuti, nga 552 sa janë në përgjithësi, të paktën kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri në orën 16 të ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit (vendvotime) nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen me vendim të KQZ-së” tha Elezi.
Kujtojmë që javën tjetër pritet të dalin rezultatet përfundimtare.