Edhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Armend Muja, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Ai ka kërkuar që ata që kanë kryer këtë akt të zbulohen dhe të dënohen, përcjell Bota sot.
Sipas tij, nuk mjafton vetëm reagimi.
Postimi i Mujës në Facebook:
Visar Duriqi: rrahjet e gazetarëve nuk zbehin vullnetin për bërjen e Kosovës vend normal. Visari ka qenë dhe është ndër gazetarët më të guximshëm. Nuk mjafton vetëm reagimi. Ata që kanë kryer këtë akt duhet të zbulohen dhe dënohen.