Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila ka dënuar me 18 vite burgim një grua, pasi kishte vrarë të dashurin e saj në vitin 2018.
Jahjaga e ka quajtur ironi vendimin e Gjykatës, duke thënë se po devijohet vlera e barazisë para drejtësisë kur bëhet fjalë për gjininë, përcjell Bota sot.
“Çfarë ironie e hidhur e një populli i cili është vrarë nga okupuesit e tij me shekuj të tërë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Reagimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj paska dënuar sot një grua, e cila ka vrarë të dashurin e saj në vitin 2018, me 18 vite burgim.
Sistemi i drejtësisë, pra, po dika të funksionojë par excellence kur kryesit e vrasjeve janë gratë.
Ndërsa, kur gratë janë viktima dhe vriten nga burrat e tyre, e tërë Kosova duhet të ngrihet në protestë për t'u bërë thirrje gjykatave që t'u shqiptojnë vrasësve dënimet e merituara.
Çfarë ironie e hidhur e një populli i cili është vrarë nga okupuesit e tij me shekuj të tërë.
Lirinë dhe pavarësinë e ndërtuam mbi premisat e barazisë, drejtësisë, dhe barazisë para drejtësisë! Nuk kemi bërë asgjë nëse shkas për devijimet nga këto vlera e parime bëhet gjinia!