Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë në vend, kjo u dëshmua pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Kjo parti shpeshherë është kritikuar nga kundërshtarët politikë.
Ka nga ata të cilët e akuzojnë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin se nuk lejon mendim ndryshe në Lëvizje.
Për këtë, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi, i ka dhënë përgjigje kësaj çështje.
Ai ka thënë se Kurti nuk e ka problem mendimin ndryshe.
Loshi në postimin në Facebook, ka treguar se çfarë ka problem Kurti.
Postimi i plotë:
E di që jeni shumë kureshtarë me e ditë raportet e brendshme në Vetëvendosje. Sa e kam kuptuar unë lideri ynë, Albin Kurti, nuk e ka problem mendimin ndryshe që vjen nga një njeri që mendon me kokë të vet. E ka shumë problem mendimin që pretendon të jetë i lirë, por është i shitur. E kush nuk do ta kishte problem një mendim të tillë?!