Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vendim Demaj, ka reaguar ndaj gazetarit Baton Haxhiut.
Nënkryetari i Bashkisë Kamëz në Shqipëri, thotë se pritet arrestimit i Haxhiut.
Demaj përmes një reagimi në Facebook, thotë se, Haxhiu është nyja lidhëse e trinomit Thaçi-Vuçiq-Rama.
Ai thotë se Sali Berisha zbuloi planin e këtij trinomi dhe falë vendosmërisë së Ramush Haradinajt dështoi ndarja e Kosovës.
“Edhe pse Stanishiqi ka braktisur Kosovën dhe jeton tash sa kohë në Tiranë nën përkujdesjen e mikut të tij Edvin Kristaqi, nuk do i shpëtojë vendosjes së byzylykëve të Hagës”, shkruan Demaj, ish ushtari i UÇK-së, i plagosur dy herë gjatë luftës në Kosovë.
Ai shton se prangosja e Thaçit ka tundur themelet e dinastisë së tij kriminale.
Postimi i plotë:
Pritet arrestimi i argatit të Serbisë, Baton Stanishiqi!!
UDB-ashi ka qenë dhe është nyja lidhëse e trinomit të matrapazëve të Kosovës, Thaçi-Vuçiq-Rama të cilët fal zbulimit të këtij plani nga z Berisha dhe vendosmërisë së z Haradinaj dështuan në ndarjen e saj.
Edhe pse Stanishiqi ka braktisur Kosovën dhe jeton tash sa kohë në Tiranë nën përkujdesjen e mikut të tij Edvin Kristaqi, nuk do i shpëtojë vendosjes së byzylykëve të Hagës.
Siç shihet prangosja e "Gjarprit të Kosovës" ka tundur themelet e dinastisë së tij kriminale e cila po shkërmoqet nga dita në ditë.