Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti, pasi ky i fundit dënoi sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Ai një postim në Facebook ka thënë se ky reagim nga Kurti është i vonuar, teksa të njëjtin e ka cilësuar si të turpshëm.
“Reagimi i Albin Kurtit për sulmin ndaj Visar Duriqit është për turp.
Ankesa, fajësime dhe në fund urimi për shërim të shpejtë për viktimen pothuajse 20 orë pas sulmit e redukton deklaratën e tij në një reagim vetëm sa për të thënë”, ka shkruar ai.