Anlisti i cështjeve politike dhe gazetari, Bekim Kabashi, ka thënë se ka thënë se lidershipi aktual i LDK-së është fajtor për rënien e madhe që pësoi kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Sigurisht ka shumë fajtor, por cdo herë fajtor kryesor është lidershipi, në këtë rast Mustafa, i cili mund të jetë mëritor për rritje në të kaluarën por për fazën e fundit sigurisht se Mustafa i ka shkuar fatura dhe besoj se atë po e paguan.
Ai dha dorëheqje, ndonëse mandatin e ka edhe për dy vite”, ka thënë ai në Expose”.
“Pozicioni i LDK-së mund të shihet në dy kande, ai që është në gjende shumë të keqe, por kjo mund t’i shërbej LDK-së, mund të jetë një motiv për një reformë të thellë që të mund të dalë nga kjo situatë. Nëse LDK-jë arrin ta bëjë atë, mund të kthehet në pozicionin që e ka pasur për një kohë jo shumë të gjatë. Këtë vit i kemi zgjedhjet lokale dhe do të jetë një test, që nëse tregon shënja të mira për rikthimin e LDK-së do të jetë një ineksion shtesë për partinë që ta kthej elektoratin në zgjedhjet e ardhshme që parashihet të mbahen pas katër vitesh”, ka thënë ai.