Analisti politik, Arben Ahmeti, ka thënë se koalicionet me PDK-në dhe VV-së, i kanë dhënë goditje të fortë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përveç kësaj, në emisionin “Expose”, Ahmeti është shprehur se edhe zhvillimet përbrenda LDK-së ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
“Mendoj që në një fjali, është mungesa e të qenurit alternativë e zhvillimeve në Kosovë. LDK, pa natyrshëm ka përfunduar në koalicione me PDK-në, duke qenë e dyta, dhe kjo e fundit në koalicion me VV-në, ia dha goditjen përfundimtare. Natyrisht, këtu duhet të flitet edhe për zhvillimet e brendshme, që kanë të bëjnë me Vjosa Osmanin.
Është ditur se ajo do të tërheq elektorat dhe besoj që qytetari në këtë radhë nuk votoj për shkronja, e as për ideologji, por për ndryshim, në fakt LDK-ja nuk arriti asnjëherë me bind qytetarin, nga vdekja e Rugovës së është adresa e ndryshimit”, ka thënë ai.