Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mbrëmë ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet me Kujtim Shalën, një nga emrat e lakuar për kryetar të LDK-së.
Postimi i Hotit u komentua shumë, duke paralajmëruar Shalën si kandidatin e mundshëm për ta marrë kreun e LDK-së.
Hoti po shihet që haptas se po i jep mbështetje Shalës për ta marrë drejtimin e LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/27/auto_Capture1614417647.jpg)
E, ky postim i Avdullah Hotit ka ngjallur jo pak reagime. Reagimet kryesisht po vijnë nga tabori i Lutfi Hazirit, edhe ky kandidat me potencial për t’u bërë kryetar i LDK-së.
Së fundi, një reagim ka ardhur edhe nga ish-ministri Imet Rrahmani, që ndryshe njihet edhe si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit.
Njëjtë si Hoti me Shalën, edhe Rrahmani ka publikuar fotografi me Hazirin dhe ka shkruar: “Mirëmëngjesi LDK-ista”.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/27/auto_Capture1614412920.jpg)
Mirëmëngjesi LDK-ista!