Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka treguar tri arsyet që kanë çuar në dështimin e kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.
LDK-ja në këto zgjedhje doli e treta duke marr 103 mijë vota, e që ishte rezultati më i dobët në histori të saj.
Ai ka thënë se dështimi i madh i LDK-së erdhi për shkak të sjelljes së lidershipit të partisë.
“Jokomunikimi i duhur me bazën, injorimi i njerëzve të caktuar dhe ngritja e disa të tjerëve pa merita, dhe injorimi i çuditshëm i mërgatës”, janë arsyet e dështimit të LDK-së, sipas Rugovës.
Madje, ai ka thënë se kryetari i ri i Lidhjes Demokratike duhet të unifikojë të gjithë brenda partisë, dhe pritet të zgjidhjet në Kuvendin zgjedhor të paraparë për 14 mars.
Për humbjen e partisë ka thënë se elektorati godet shumë, pasi falë dy apo tre herë.
“Këtë herë e ka goditur mirë lidershipin e LDK-së”, ka thënë ai në Interaktiv.