Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ftuar Kurtin në inaugurimin e Ambasadës në Izrael.
Nga Albin Kurti nuk ka pasur ndonjë reagim.
Por sipas zyrtarit të PDK-së, Betim Gjoshi, Kurti është duke u konsultar për përgjigjen që do t'i kthejë Benjamin Netanjahut.
Postimi në Facebook:
E mora vesh pse s'po përgjigjet...
Albin Kurti është në diskutime të vazhdueshme për përgjigjen që do t'ia kthejë Benjamin Netanjahut të Izraelit i cili e ftoi për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Për përgjigje po konsultohet me atë deputetin e tij, Visar Korenicën, që bënte thirrje për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut.