Dje nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë paralajmëruar se janë duke punuar që sot gjatë ditës, të mund të fillojnë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.
KQZ-ja, po ashtu dje njoftoi se ka përfunduar procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë, ku janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë pranuar rreth 53 mijë e 600 zarfe të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur mbi 1.7 milionë qytetarë të Kosovës.