Kandidati për deputet nga Lvëizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka kërkuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që të heq dorë nga synimi i tij për t’u bërë president.
Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj ka marrë vetëm 7 përqind të votave të qytetarëve, duke mos siguruar votat e nevojshme për këtë post, përcjell Bota sot.
Reagimi i Loshit:
Ramush Haradinaj pas rezultatit të zgjedhjeve, duhet të heq dorë nga synimi tij për t’u bërë president.
Ai ka kërkuar votën e qytetarëve për president dhe këtë votë nuk e ka marrë, apo e ka marrë vetëm 7 për qind të saj.
Këtë përqindje të votës do ta ketë edhe në parlament nëse vazhdon me idenë e të qenit kandidat për president.