4 të vdekur, këto janë rezultatet e 3.680 mostrave për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

4 të vdekur, këto janë rezultatet e 3.680 mostrave për Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Edhe 4 persona kanë vdekur nga Koronavirusi në Kosovë.

Siç ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, janë regjistuar 453 raste të reja pozitive, ndërsa 206 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja ka testuar 3680 mostra.

Njoftmi i plotë:

206 të shëruar dhe 453 raste me Covid-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat