Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Procesi do të fillojë në ora 18:00.
“Po punojmë shumë që të dielën të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.
Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.