Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që u publikua se sot gjatë ditës ka pasur një sulm kibernetik në Ministrinë e Financave, respektivisht në Departamentin e Tatimeve.
“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialisteve të policisë për hetimin e krimeve te tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur.”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se është një sulm diçka, por që nuk e ka dëmtuar sistemin.
“Ka pasur tentim sulm, tashmë jemi duke u marrë me atë çështje që të rregullohet” ka thënë Krasniqi.