Një deklaratë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e që drejtohet për politikanët e Kosovës dhe Amerikën, është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ku ai i quan të korruptuar, politikanët që besojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse e dhënë në vitin 2019, kjo deklaratë e Albin Kurtit po vazhdon të jetë virale në rrjetet sociale.
Sipas një faqeje “Ledion Media”, prapa së cilës dihet se qëndrojnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaratën e kreut të VV-së, e kanë titulluar “Amelika, mbulesa e tradhtarëve”.
“Si ta dëgjoni një politikan shqiptar që thotë Amelika, Amelika, dine që është i korruptur”, kishte thënë Kurti në vitin 2019.
Më poshtë mund të dëgjoni edhe deklaratën e tij të plotë: