Ish-presidenti Hashim Thaçi pothuajse gjatë gjithë mandatin e tij ka marrë kritika nga më të ashprat për shkak të mënyrës se tij të punës, e në veçanti për shkak të idesë së tij, atë të shkëmbimit të territoreve.
Thaçi që nga zgjedhja e tij në pozitën e presidentit asnjëherë nuk ka arritur të jetë unifikues.
Se Hashim Thaçi nuk ishte unifikues, kështu kishte paralajmëruar një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në kohën e zgjedhjes së Hashim Thaçit, president të Kosovës, saktësisht pesë vite më parë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e kishte kundërshtuar atë, duke e quajtur edhe presidentet jo të unitetit.
Në ketë mënyrë ai ishte drejtuar deputetëve të LDK-së duke u thënë: “Kur e keni varrosë Rugovën, -27 gradë ftohtë, qetu i keni njerëzit që ua kanë lënë mbi dhe. Ku e keni pas gardën atë ditë. Ku është komandant Çeku. Fol Nurë…”.
Në atë botë Haradinaj, gjithashtu kishte thënë se nuk mund të bëhet president i unitetit, një njeri që akuzon familjen Haradinaj se kundërshtimi për demarkacionin ka të bëjë me faktin se kjo familje do të mund të humbte tokë të veten.
E, tash pas plotë 5 viteve, përseri duket se zgjedhja e një kandidati për president të vendit është vështirë e arritshme për fituesit e zgjedhjeve (Iniciativa “Guxo” - VV).
Se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i bëjë kuorumin Vjosa Osmanit, një gjë të tillë e kishte thënë edhe zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Naser Rugova, ditë më parë ka thënë se pasi deputetët e LDK-së e kishin votuar për president Hashim Thaçin, pse deputetët e këtij subjekti politik mos t’i bëjnë kuorumin edhe Vjosa Osmanit, dhe se Osmani e Kurti e kanë fituar garën e LDK-ja i ka humbur zgjedhjet.
Iniciativa “Guxo” të bindur: Vjosa Osmanit presidente
Nga Iniciativa “Guxo” kanë bërë me dije për “Bota sot” se zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente të vendit tashmë është një fakt i kryer, jo pse ajo ka shpallur kandidaturën e saj për këtë pozitë, por se këtë kandidaturë ia legjitimuan qindra mijëra qytetarë në zgjedhjet e fundit.
Vjosa Osmani gjatë fushatës së fundit elektorale ka premtuar se do të jetë unifikuese, për dallim që ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte arritur ta bëjë një gjë të tillë.
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar edhe një tjetër video interesante. Aty thuhet se ish-presidenti Thaçi është figura më përçarëse në vend.
Në vazhdim mund ta shikoni këtë video: